Quick quit Skip to content

Mbështetja për Viktimat në Finlandë (RIKU) Servicebroschyr på albanska

Servicebroschyr, albanska (pdf)

Esikatselukuva albaniankielisestä palveluesitteestä

Mbështetja për Viktimat në Finlandë (RIKU) udhëzon dhe mbështet viktimat e krimit, të afërmit e tyre dhe dëshmitarët e krimit.

Na kontaktoni nëse:

  • jeni viktimë e një krimi
  • jeni dëshmitar i një krimi
  • një i afërmi juaj është viktimë e një krimi
  • dyshoni se jeni viktimë e një krimi dhe dëshironi të diskutoni përvojat tuaja dhe/ose të merrni këshilla praktike

Shërbimet tona janë plotësisht konfidenciale. Mund të na kontaktoni me telefon ose në internet – edhe në mënyrë anonime. Po ashtu, mund të kërkoni takim ballë për ballë pranë një prej zyrave tona. Ne nuk i japim askujt informacion rreth rastit tuaj pa marrë miratim nga ju.

NË INTERNET

Në faqen e internetit “Riku.fi” jepen informacione në gjuhë të ndryshme në lidhje me “RIKU” dhe proceset penale.

Dërgoni një email në help@riku.fi për të marrë mbështetje dhe këshilla, nëse dyshoni për trafikim të qenieve njerëzore apo shfrytëzim për punë. Mund të na shkruani në gjuhën tuaj amtare.

“RIKUchat” është një shërbim në kohë reale që ofrohet kryesisht në finlandisht: riku.fi

ME TELEFON

LINJA KOMBËTARE E NDIHMËS 116 006
E hënë–E premte, ora 9:00-20:00 (kryesisht në finlandisht)

Linja e ndihmës juridike 0800 161 177
E hënë–E enjte, ora 17:00-19:00 (në finlandisht)

BALLË PËR BALLË

Zyrat e “RIKU” anembanë Finlandës ofrojnë mbështetje falas. Ne mund të përdorim një interpretues që ka detyrimin të respektojë me rigorozitet ruajtjen e konfidencialitetit. Të dhënat e kontaktit gjenden në adresën “riku.fi”.

Mund të kërkoni gjithashtu një person mbështetës, i cili mund t’ju takojë, të diskutojë me ju dhe t’ju ofrojë këshilla praktike. Ai mund t’ju shoqërojë edhe në rajonin e policisë ose në gjykatë.

“RIKU” është një organizatë joqeveritare (OJQ) pa përkatësi politike ose fetare.

“RIKU” ofron shërbime për të gjitha viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të formave të tjera të shfrytëzimit për punë

A keni përjetuar ju personalisht ose një i afërmi juaj ndonjë nga sa vijon?

A ka ndonjë person që ju ushtron presion për të bërë diçka të jashtëligjshme ose diçka tjetër që nuk dëshironi ta bëni?

  • A ka ndonjë person (për shembull bashkëshorti, një i afërm, punëdhënësi) që kontrollon veprimet tuaja apo komunikimin tuaj me të tjerët?
  • A ju kanë thënë se i keni para borxh dikujt për ardhjen tuaj në Finlandë ose a e keni paguar tashmë dikë për këtë?
  • A ju kanë thënë se do të deportoheni ose do të humbisni lejen e qëndrimit nëse nuk bindeni?
  • A po ju kërcënon dikush se do të shpërndajë informacionet tuaja personale?
  • A keni frikë se, për shembull, punëdhënësi ose bashkëshorti juaj do t’ju lëndojë ju ose të afërmit tuaj nëse nuk bini dakord me të apo nëse lini punën apo i jepni fund marrëdhënies?
  • A ju kanë mashtruar në lidhje me punën që erdhët të bëni apo rrethana të tjera?
  • A ju kanë premtuar pagë më të lartë se ajo që merrni në të vërtetë?
  • A punoni rregullisht më shumë se pesë ditë në javë ose më shumë se 8 orë në ditë pa pagesë shtesë?
  • A ka marrë dikush borxhe në emrin tuaj apo ju ka detyruar të nënshkruani dokumente që nuk i kuptonit?
  • A përdoret llogaria juaj bankare ose a kontrollohen financat tuaja nga një person tjetër?

Nëse i jeni përgjigjur me “po” njërës ose shumë prej këtyre pyetjeve, ju lutemi kontaktoni help@riku.fi në çfarëdo gjuhe ose kontaktoni në një nga numrat e dhënë në riku.fi/trafficking.

Servicebroschyr, albanska (pdf)

Läs mer

Guider
Servicebroschyrer på olika språk